Në këtë takim Ministri Agani e ka njohur delegacionin e lartë maltez me sistemin shëndetësor të Kosovës, sfidat e tanishme dhe procesin e reformave në shëndetësi, që për qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe efikas dhe në shërbim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të popullatës.
Në veçanti është biseduar për sfidat në fushën e shërbimeve deficitare në Kosovë si në fushën e kardiokirurgjisë, me theks te kardiokirurgjia pediatrike, radio-onkologjinë dhe shërbimet e ndryshme nga ortopedia.
Delegacioni nga Malta ka vlerësuar lart procesin e reformave të udhëhequra nga Ministri Agani dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me MSh-në dhe institucionet shëndetësore të Kosovës, në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale në lëmit me interes, përfshirë këtu fushën e shëndetit mendor, mjekësinë familjare, etj.
Në takim është konkluduar se fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe ato duhet shfrytëzuar në të ardhmen.