Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti një delegacion të Bankës Botërore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot pasdite një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga z. Mohamed Ihsan Ajwad.
Në këtë takim u bisedua rreth procesit të reformave në shëndetësi dhe rreth miratimit të Ligjit të ri të Shëndetësisë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.
Në takim, po ashtu, është biseduar edhe rreth Programit të Zhvillimit të Politikave të Punësimit të Qëndrueshëm , pjesë e të cilit është edhe shëndetësia.