Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti një delegacion të Fondit Global

 Prishtinë, 27 janar 2014

 

Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion të Fondit Global , të kryesuar nga znj.Lindsey Cole, menaxhere e FG për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendrore.

 

Në këtë takim Ministri Agani u informua nga znj. Cole, për themelimin e agjencionit lokal të financimit (AFL-PWC) ndërlidhur me zbatimin e projekteve të HIV/AIDS-it  dhe TB-së në Kosovë, të mbështetura nga Fondi Global dhe të mbikëqyrura nga Mekanizmi  Koordinues i Kosovës.

 

Ministri Agani e mirëpriti gatishmërin e Fondit Global për mbështetje të mëtejme në avancimin e shëndetësisë kosovare në përgjithësi dhe u zotua se MSh dhe partnerët do të zbatojnë këshillat dhe rekomandimet me qëllim që këto projekte të realizohen sa më mirë që është e mundur, në interes të parandalimit dhe trajtimit korrekt të infeksionit me HIV dhe tuberkulozit.