Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin e informoi për detajet e reformës shëndetësore, e cila pritet të nis që prej fillimit të vitit që vjen.
Në një bisedë të gjatë dhe konstruktive u shqyrtuan modalitetet e ndryshme të zgjidhjeve legjislative që do ta lehtësonin reformën.
Në takim ishte e pranishme edhe znj. Rekha Menon, zyrtare e lartë ekonomike në Bankën Botërore në Uashington, me të cilën Ministri Agani do të ketë takime të tjera gjatë javës.