Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti një delegacion të organizatës “Mjekët e botës” nga Turqia

Gjatë vizitës në MSh, ato janë njoftuar nga Ministri Agani për bashkëpunimin e mirë që ekziston në fushën e shëndetësisë midis Kosovës e Turqisë, projektet e përbashkëta si ai i trajtimit falas të njëqind pacientëve nga Kosova çdo vit në Turqi, projekti për ngritjen e një njësie të re të Emergjencës në QKUK, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve të tjera shëndetësore, atë midis shoqatave profesionale dhe projekte të tjera të përbashkëta, të cilat kanë bërë që ky bashkëpunim në fushën e shëndetësisë të jetë i rëndësishëm dhe i suksesshëm.

Ministri Agani i ka njoftuar ato edhe me hapat në reformën shëndetësore në Kosovë dhe në këtë aspekt, ai ka mirëpritur thellimin e bashkëpunimit me këto organizatë dhe mekanizma të tjerë nga shteti i Turqisë, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.