Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti përfaqësues të Spitalit Amerikan të Stambollit

alt

alt

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim një delegacion të Spitalit Amerikan të Stambollit, të udhëhequr nga koordinatorja e operacioneve, znj. Oya Nihal Gelikbilek.
Në këtë takim, është shprehur interesimi i dyanshëm për bashkëpunim në shëndetësi.
Në këtë aspekt, Ministri Agani ka insistuar që shërbimet shëndetësore të cilat i ofron ky spital për pacientët kosovarë , të transferohen në Kosovë dhe të ofrohen këtu.