Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti përfaqësuesit e Grupit shëndetësor “Medicana” nga Turqia

 

Rritet interesimi nga Turqia për investme në shëndetësinë kosovare

Prishtinë 10. 05. 2011

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të Grupit shëndetësor “Medicana” nga Turqia, të kryesuar nga kryetari i Bordit të këtij grupi, z. Huseyin Boskurt.
Ai e informoi Ministrin Agani për planifikimet për një investim madhor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm me 200 shtretër, që do të jetë i akredituar në nivel ndërkombëtar.
Ministri Agani shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm në shëndetësinë kosovare dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit institucional në realizimin e këtij projekti në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë.
Përveç spitalit, kryetari i Bordit të “Medicana”, Boskurt, e informoi Ministrin edhe për synimin e këtij grupi për ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë , si pjesë e këtij kompleksi universitar dhe spitalor që tërë projektit i jep një dimension të veçantë.