Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Rektorin e Universitetit Nigde të Turqisë

Ministri Agani ka falënderuar Rektorin e Universitetit Nigde për mundësitë që u ka krijuar studentëve nga Kosova që të ndjekin zhvillimin profesional.
Nga ana e tij, Rektori Goroyr tha se këtë studentë që janë një pasqyrë e mirë e shtetit të Kosovës dhe të tjerët që do të studiojnë në këtë universitet do të jenë ura të mira të bashkëpunimit midis shtetit të Kosovës dhe atij të Turqisë, me që theksoi ai, mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit janë të jashtëzakonshme.
Në tetor të vitit të kaluar ndërkaq, Ministri Agani është nderuar nga Universiteti Nigde me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe nga Kuvendi Komunal i qytetit të lashtë Kale, me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij dhënë ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.