Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti shefen e Zyrës Greke në Kosovë

Ministri Agani priti shefen e Zyrës Greke në Kosovë

Prishtinë, 19 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve në kuadër të sektorit të shëndetësisë dhe investimeve kapitale në këtë sektor.

Ministri Agani tha se reforma shëndetësore që është në fillimin e zbatimit të saj, do të jetë një indikator i rëndësishëm për investime në sektorin shëndetësor edhe nga investitorë grekë, siç kanë investuar tashmë investitorë të shteteve tjera.