Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti shefin e operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të KE në Kosovë, Christof Stock

Ministri Agani ka theksuar se bashkëpunimi i MSh-së me Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian është i rëndësisë kruciale dhe në këtë aspekt, Ministri ka shprehur gatishmërinë që nga ky bashkëpunim të arrihet më e mira e mundshme, në interes të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe me rëndësi për  shëndetësinë kosovare.
Në këtë takim z. Stock ka mirëpritur procesin e reformave që po zhvillohen në shëndetësi nën drejtimin e Ministrit Agani dhe ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian që të mbështetet shëndetësia kosovare përmes projekteve konkrete në ngritjen e kapaciteteve, si atyre njerëzore-profesionale ashtu edhe në infrastrukturën shëndetësore, përmes asistencës së Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.