Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani priti Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Prishtinë, 27.01.2014

Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj Bujar Kadriu.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e ndihmës së nevojshme për kategorinë e personave me nevoja të veçanta nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Agani u zotua se MSh do të merret me përkushtim për plotësimin e nevojave të tyre dhe si hap i parë do të iniciohet nxjerrja e një akti nënligjor, që do të ndihmojë në realizimin e nevojave të tyre në kuadër të sistemit shëndetësor.

Ai tha se kategorisë së personave me aftësi të kufizuar duhet të ju ofrohet kujdesi shëndetësor pa pagesë, gjithmonë duke u bazuar në të drejtat që atyre u garantohen me ligjet në fuqi dhe Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e tyre.

Përfaqësuesit e Shoqatës e mirëpritën gatishmërinë për ndihmë nga MSh  dhe ofruan përkrahjen e tyre profesionale në përpilimin e Udhëzimit Administrativ për ofrimin e kujdesit shëndetësor të personave me aftësi të kufizuar.