
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot zëvendës-ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Eyal Naor.
Në këtë takim u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit në lëmin e shëndetësisë.
Diplomati nga Izraeli, i akredituar në mision në Beograd, shprehu gatishmërinë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë kosovare.
Ministri Agani ritheksoi kërkesën për ngritjen e raporteve të ndërsjella të bashkëpunimit në marrëdhënie ndërshtetërore, që do të mundësonin përparimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
Në takim u diskutuan modalitetet e mundshme të bashkëpunimit dhe u konstatuan fushat e interesit të përbashkët.