Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani shfuqizon Udhëzimin Administrativ për kushtet e njohjes së subspecializimeve

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani , ka marrë vendim për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2011 për kushtet e njohjes së subspecializimeve të specialistëve, të datës 08. 02. 2011.

Këtë vendim, Ministri e ka marrë mbështetur në Kapitullin VI neni 93 paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të marrë vendime dhe nxjerrë akte juridike ose rregullore të nevojshme për zbatimin e ligjeve, si dhe nenit 92 të Ligjit për Shëndetësi nr. 2004/4.

Vendimi është marrë duke qenë se U.A, Nr.01/2011 nuk ka asnjë mbështetje në Ligjin për Shëndetësi të Kosovës dhe me këtë nuk paraqet zgjidhje gjithëpërfshirëse për problemin në fjalë.

Çështja e gradimit adekuat të specialistëve të cilët me vite kanë punuar në reparte të profilizuara specialistike do të zgjidhet me Ligjin e ri për Shëndetësi dhe vendim të veçantë, që do ta nxjerr Ministri i Shëndetësisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 23 mars 2011.