Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani shpjegon reformën shëndetësore para studentëve të Fakultetit Filozofik

Ai tha se për t’i realizuar reformat, janë ndërmarrë një seri hapash e veprimesh konkrete duke nisur me reformat në legjislacion.
”Suksesi i këtij përkushtimi ka rezultuar me miratimin e ligjit të shëndetësisë që i ka hapur rrugë reformave. Gjithashtu, në procedurë të aprovimit janë: Draft Ligji për duhanin,  Draft ligji për Odat e profesionistëve shëndetësor, Draft ligji për transplantimin e qelizave dhe indeve si dhe Draft ligji për transplantim të organeve, Draft ligji për sigurime shëndetësore dhe Draft ligji për produkte dhe pajisje medicinale Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur Strategjinë e Cilësisë së Shërbimeve shëndetësore e cila është miratuar në qeveri. Në këtë vit është ndryshuar Plani i Veprimit të Strategjisë Sektoriale 2010-2014 përmes inkroporimit të aktiviteteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian gjatë takimeve në kuadër të procesit të Stabilizim Asoocimit”, ka theksuar Ministri Agani.
Ai tha se edhe buxheti i MSH është rritur për 19 mil Euro dhe kjo shumë është planifikuar për reformat e sektorit shëndetësor, pastaj janë bërë edhe kontratat e perfomancës për pagesën e spitaleve sipas performancës duke përshirë këtu dhe QKUK.

Ministri Agani theksoi edhe konsolidimin e  strukturës organizative të institucioneve shëndetësore, zhvillimin e resurseve njerëzore, ku Ministria e Shëndetësisë me qëllim zhvillimit të burimeve njerëzore  gjatë vitit 2011-2012 ka  ndarë gjithsejtë 523 specializime.
Në këtë debat, Ministri ka prezantuar para studentëve edhe zhvillimet e infrastrukturës në shëndetësi, investimet në sektorin privat, fuqizimin e bashkëpunimit me donatorë, hapjen e shërbimeve të reja, etj.