Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani takim përshëndetës me stafin civil në MSh

Prishtinë, 11 dhjetor 2014

Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Ferid Agani iu drejtua sot punonjësve të MInistrisë së Shëndetësisë në përfundim të mandatit të tij në krye të këtij dikasteri qeveritar.

Ai ka falënderuar të punësuarit në këtë institucion për bashkëpunimin e mirë dhe ka theksuar se gjatë mandatit të tij në krye të MSH-së është vënë gurthemeli i një shëndetësie të re, përmes fillimit të procesit të reformave.

“Janë bërë punë të mëdha, rezultatet e të cilave do të shihen në vijim, ndërsa kam besim të plotë se ju do t’i vazhdoni reformat, të cilat në shëndetësi janë të vështira, por gjithsesi që do të rezultojnë me suksese, që për qëllim kanë shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët e vendit”, u tha Ministri nëpunësve të MSH-së.

Ministri Agani tha se sfidat në këtë sektor janë të mëdha, por fakti që, edhe gjatë ditës së sotme në këtë Ministri po zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me reformën, tregon se reforma është në rrugën e duhur dhe ajo do t’i sjellë rezultatet e saj, për të cilat është vënë bazë ë shëndoshë.

Më tej, në emër të nëpunësve civil të MSh-së, Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani ka falënderuar Ministrin Agani për punën e bërë në MSH-së, qasjen korrekte ndaj bashkëpunëtorëve dhe shërbimit civil, duke shprehur bindjen se rezultatet e punës së Ministrit Agani, do të shërbejnë për avansimin e reformës dhe sektorit shëndetësor.