Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani takoi ekspertë italian të fushës së sigurimeve shëndetësore

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në takim Niccolo Persiani, udhëheqës i Ekipit të ekspertëve nga Italia , që janë duke punuar në reformën e sistemit të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Tritan Shehu, shef i Komisionit për Shëndetësi dhe Punë dhe Mirëqenie Sociale të Parlamentit të Shqipërisë.  

Në takim u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit në lëmin e themelimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe reformës së sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë bisedës u konstatuan shumë pikëpamje të përbashkëta dhe mundësi për bashkëpunimin që pritet se do të fillojnë së shpejti.