Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani takoi mjekët nga spitali “Goz Vakfi” i Turqisë

Ekipi i Oftalmologëve nga Turqia do të qëndroj në Kosovë për pesë ditë, gjatë të cilave është planifikuar të bëhen rreth 250 ekzaminime dhe vendosje të protezave plastike te pacientët kosovarë në nevojë.

Prishtinë, 21.10.2013

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Ferid Agani, priti sot delegacionoin e spitalit Goz Vakfi nga Stambolli Republikës së Turqisë.
Në bazë të një marrveshjeje paraprake të bashkëpunimit të nënshkruar nga MSH-ja me këtë spital, një numri të konsiderushëm të pacientëve kosovarë do t’u vihen  proteza plastike të syrit, duke filluar nga sot, në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme të mjekëve turq, Ministri Agani tha se beson që ky projekt do të përfundojë me sukses, për të vazhduar me projekte të reja të bashkëpunimit.

Ministri Agani theksoi se me ndihmën e oftalmologëver nga Turqia, oftalmologjia në Kosovë do të mund të rris nivelin  e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Drejtori Gjeneral i Spitalit “Goz Vakfi”, dr. Serkan Sahbaz, e siguroi Ministrin Agani se ndihma nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Ekipi i Oftalmologëve nga Turqia do të qëndroj në Kosovë për pesë ditë, gjatë të cilave është planifikuar të bëhen rreth 250 ekzaminime dhe vendosje të protezave plastike te pacientët kosovarë në nevojë.