Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani takoi sot një delegacion të spitalit “Goz Vakfi” nga Turqia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot një delegacion të spitalit “Goz Vakfi” nga Turqia, të kryesuar nga koordinatori gjeneral, Serkis Sahbaz.

Në këtë takim, delegacioni turk ofroi bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e vizitave sistematike të fëmijëve shkollorë, veçanërisht në viset rurale me ekipe mobile në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të syrit.

Ministri Agani mirëpriti iniciativën dhe premtoi bashkëpunimin në vendosjen e komunikimit dhe bashkëpunimin e rregullt në realizimin e këtij projekti, bashkë me ndihmën edhe të profesionistëve kosovarë të fushës përkatëse.