Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani takon Koordinatorin e Shërbimeve shëndetësore të KFOR-it

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot Koordinatorin e Shërbimve Shëndetësore të KFOR-it, CPT. Dr. Andreas Dierich.
Ministri Agani e falënderoi Shërbimin Mjekësor të KFOR-it për rolin e rëndësishëm që e ka luajtur në ruajtjen e shëndetit të popullatës së Kosovës në tërë periudhën e pasluftës.
Në takim u dakordua themelimi i dialogut të rregullt ndërmjet MSH-së dhe Shërbimeve shëndetësore të KFOR-it dhe në këtë drejtim, u arrit pajtimi për takim të përbashkët në fillim të muajit maj.