Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani u prit në Ankara nga Zëvendëskryeministri i Turqisë Bozdag dhe homologu Akdag

Në këto takime, delegacioni i MSh-së ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Turqi, Bekim Sejdiu.
Në takime të ndara dhe të zhvilluara në frymë të njëjtë mikpritëse u diskutua për projekte konkrete në vazhdën e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë dhe u dakordua për një intensifikim të këtij bashkëpunimi në implementim të projekteve konkrete.
Ministri Agani dhe homologu i tij Akdag  dakorduan që bashkëpunimin e mëtutjeshëm në sektorin e shëndetësisë ta konkretizojnë përveç se me projekte konkrete, edhe duke themeluar një grup punues të përbashkët për bashkëpunime të ndërsjella.
 Ministri Agani bëri homazhe edhe në Memorialin Anitkabir.