Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani u prit në Suedi nga Ministrja për bashkëpunim ndërkombëtar, Gunilla Carlson

Në këtë takim përveç ministrit Agani, kanë marrë pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, z. Luzim Peci, , dr. Ake Bjorn, drejtoreshë e Programit Ndërkombëtar Mjekësor e Qendrës Universitare në Linkoping, prof. Torre Vikstrom, dhe Dr. Ruhije Hoxha –Beganoviq, zyrtare nacionale mjekësore në kuadër të projektit të IOM-it.
Në këtë takim është biseduar për projekte të mundshme regjionale në lëmin e Shëndetësisë.
Ky takim vjen pas disa takimeve që delegacioni i MSh-së po zhvillon e Suedi, përfshirë edhe takimin që në fillim të vizitës, Ministri Agani e kishte me Ministrin e Shëndetësisë të Suedisë, Goran Hagglund dhe anëtarë të kabinetit të tij, me të cilët është biseduar për bashkëpunimin midis Suedisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, me theks të posaçëm në përvojat suedeze në fushën e reformës së organizimit të shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimit të këtyre shërbimeve, si dhe tema të tjera që lidhen me fillimin substancial të reformës shëndetësore në Kosovë.
Vizita e delegacionit të MSh-së në Suedi, u realizua me ftesë të Këshillit Regjional të Ostergotlandit –Programi Ndërkombëtar Mjekësor, IMP.