Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani u prit në Tiranë nga homologu Ilir Beqja

Ministri Agani u prit në Tiranë nga homologu Ilir Beqja

 Prishtinë, 05. 12. 2013

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani u prit sot në një takim nga homologu i tij në Tiranë, Ministri Ilir Beqja.

Në këtë takim, Ministri Agani e uroi Ministrin Beqja për detyrën në krye të këtij dikasteri dhe u bisedua edhe për zhvillimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi, por dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në takim, u shpreh gatishmëria e dy anshme për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, veçanërisht në sektorin farmaceutik, të kardio-kirurgjisë, neuro-kirurgjisë dhe për shëndetësinë në rajonet e Bajram Currit dhe të Kukësit.

Ministri Beqja nga ana e tij ka theksuar se vizita e Ministrit Agani është e para që atij i bën një homolog pas marrjes së detyrës.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Ministri Agani kishte një takim dhe konferencë për media të përbashkët edhe me Ambasadorin Italian në Shqipëri Massimo Gaiani, udhëheqësin e Universitetit të Firences Nicolla Persiani dhe përfaqësuesen e Regjionit Toskana në Itali znj. Maria Jose Caldes Pinilla, përkitazi me fillimin e punës së Shkollës për menaxherë të shëndetësisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillës së Mirë” në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Agani ka theksuar se ngritja e standardeve të menaxhimit në shëndetësi dhe unifikimi i këtyre standardeve në rrafshin kombëtar me standardet evropiane paraqet komponentë esenciale për suksesin e reformës së shëndetësisë kosovare.