Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Agani viziton shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

Projekti për ripërtërija e protezave të invalidëve të luftës dhe trajtimi i personave me trauma nga lufta me janë dy projekte, të cilat Ministri Agani tha se MSh-ja i ka në vëmendje për këto kategori..
“Në këtë takim, biseduam edhe për çështjen e një projekti për ripërtëritjen e protezave të  invalidëve të luftës të cilët i kanë kaluar disa vite duke i përdorur ato dhe shumica e tyre janë dëmtua,r por po ashtu edhe për lansimin e një projekti i cili ka të bëjë me pasojat e traumave të luftës.  Pasoja këto që edhe 12 vjet pas luftës ende janë prezente dhe vazhdojnë të ndikojnë në funksionimin psiko-social, të anëtarëve të këtyre shoqatave.
Në këtë drejtim Ministria e Shëndetësisë e bëri një propozim konkret për realizimin e një projekti në bashkëpunim me ekspertët nga SHBA dhe ekspertët vendor në realizimin e teknikave relaksuese neuro-muskulare dhe në këtë mënyrë të ballafaqimit me pasojat e traumave të luftës”, deklaroi Ministri Agani para gazetarëve pas këtij takimi.
Ministri Agani i ka njoftuar krerët e shoqatave të dala nga lufta për procesin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, konkretisht për nenet që kanë të bëjnë me të drejtat e veçanta për këto kategori, ndërsa kreu i SHIL të UÇK-së, Fadil Shurdhaj e ka mirëpritur këtë nismë të MSh-së.
“ U akorduam që të punojmë së bashku me Ministrin në mënyrë  që veteranët, invalidët , familjarët e dëshmorëve të marrin trajtimin mjekësor adekuat në institucionet shëndetësore në Kosovë si dhe jashtë vendit”, deklaroi ai.
Shurdhaj ka falënderuar Ministrin Agani për kujdesin e treguar deri më tani për këto kategori.