Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi caktoi Jeton Shalën U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, në bazë të kompetencave të tij, mori sot vendim që z. Jeton Shala, të caktohet Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM).

Jeton Shala është doktor i Farmacisë dhe për disa vite ka punuar në lëmin e farmaceutikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai ka kryer shkollimet e larta pasuniversitare në “Nova Southeastern University” (NSU) në Florida të SHBA-së.