Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi formon Komisionin që rekomandon dhënien e autorizimeve për lejet e importit

Komisioni do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur pranë AKPM-së për autorizim importi dhe leje importi për produkte dhe pajisje mjekësore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur pranë Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) për autorizim importi dhe leje importi.

Një vendim të këtillë, Ministri i Shëndetësisë e ka ndërmarrë në pajtim me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1. paragrafi 1.3, nënparagrafi  (c) dhe (d), të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19.

Komisioni për të cilin është marrë sot vendim që të formohet, do t’i rekomandoj Ministrit të Shëndetësisë dhënien e autorizim importit dhe lejeve për import për kërkesat (për produkte dhe pajisje mjekësore) që i plotësojnë kushtet e kërkuara me ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë lëmi.

Vendimi është i vlefshëm që prej ditës së sotme.