Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi pret nesër Ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë, z. Bujar Osmani

Ministrat Bukoshi e Osmani do të nënshkruajnë nesër Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërshtetëror në Shëndetësi e Medicinë midis Kosovës e Maqedonisë

Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Ministri Bujar Bukoshi dhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramë Manaj.

Ministri Bukoshi dhe Ministri Osmani, gjatë takimit bilateral që do të zhvillohet në Ministrinë e Shëndetësisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe të medicinës.

Marrëveshja që do të nënshkruhet nesër parashikon ndihmën dhe bashkëpunimin bilateral midis dy shteteve në baza ta barabarta, reciproke dhe të interesit të përbashkët.

Takimi në Ministrinë e Shëndetësisë fillon në orën 11:00.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, gjatë aktit të nënshkrimit të Marrëveshjes, ndërsa Ministri Bukoshi dhe Ministri Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Jeni të mirëseardhur!