Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi priti kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe Komunës në fushën e shëndetësisë.

Ministri Bukoshi dhe kryetari Mustafa kanë konstatuar ekzistimin e një bashkëpunimi të mirë midis dy institucioneve dhe është shprehur gatishmëria që një bashkëpunim i tillë të intensifikohet bazuar në interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Prishtinës si pjesë e saj, dhe në përvojat e mëparshme të mira të bashkëpunimit që kanë ministri Bukoshi dhe kryetari i Prishtinës, z. Isa Mustafa.