Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi priti një delegacion të FRYDOM-it

 
Në takim është diskutuar për ecurinë e rishikimit funksional të Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me kabinetin e tij, priti sot në një takim përfaqësuesit e organizatës FRIDOM, të kryesuar nga Ugis Sics, me të cilët është diskutuar për ecurinë e rishikimit funksional të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas rekomandimeve të FRIDOM, Ministria e Shëndetësisë, sikurse edhe ministritë e tjera kanë përcaktuar drejtimet kryesore të Planit Zhvillimor Strategjik që përfshijnë ndryshimin e fokusit kryesor të Ministrisë nga administrimi dhe menaxhimi i drejtpërdrejt i shërbimeve shëndetësore drejt një Ministrie të fokusuar në politikë-bërje të cilësisë së lartë, planifikim , rregullim, monitorim dhe rishikim.

Në këtë takim është biseduar për reformën e mëtejme në strukturës së Ministrisë me qëllim të rritjes së efektshmërisë së saj.

Ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e FRIDOM-it për ndihmën në këtë proces të rishikimit funksional, efektet e të cilit pritet të jepen pas një kohe.