Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi priti përfaqësuesit e Zyrës së UNICEFI-it

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë mekabinetin e tij, priti sot në një takim Z. Johannes Wedenig – Shef i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Luciano Calestini – Zëvendës shef i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Dr. Agron Gashi – Zyrtar për shëndetësi dhë ushqyeshmëri.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dhe aktivitetet e UNICEF-it me institucionet e ndryshme shendetesore si ne fushën e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, ushqyeshmërisë adekuate, progresit në eliminimin e mungesës së jodit, përkrahjen për pasurimin e milellit. Po ashtu u bisedua për shërbimet që kryen UNICEF-i në qeshtjet e prokurimit të vaksinave  si dhe mundësinë që në të ardhmen një gjë e tillë të bëhet edhe me barnat për të sëmurët me HIVAIDS. Ministri Bukoshi tha se në këtë mënyrë mund të sigurojnë barna me kualitet të lartë dhe me qmim më të ulët.

Ministri Bukoshi shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve qeverisëse që së bashku të ndërrmarrin hapat e nevojshëm për të luftuar shkaktarët e kequshqyeshmërisë.

Ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e UNICEF-it dhe ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë duke u zotuar se do të bashkëpunojë me ekipin e tij për t’iu mundësuar qytetarëve shërbime sa më të mira shëndetësore.