Nuk ka nevojë të përsërisim se gjendja në shëndetësi është e vështirë, theksoi ministri, “por ne po kacafytemi me këto probleme në mënyrë që të gjejmë zgjidhjet e duhura, ndërsa ky libër konfirmon një të vërtetë se pa u ballafaquar me to, problemet nuk zgjidhen” .
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, njëherësh një nga recensentët e librit, tha se autoret kanë bërë një punë të mbinatyrshme dhe me këtë libër kanë dhënë një kontribut të madh për shëndetësinë publike .
Qasja në realizimin e këtij libri u vlerësua si profesionale dhe moderne edhe nga recensentët e tjerë si Mary Parker, drejtoreshë e AIHA, Ilir Begolli (IKSHP), Doina Bologa, shefe e UNFPA në Kosovë, Shemsedin Dreshaj, udhëheqës i Master Programit për menaxhment shëndetësor dhe të tjerët.