Po ashtu, Tamberg, e ka njoftuar ministrin edhe për mundësinë e aplikimit të Kosovës për fonde shtesë në Fondin Global (në raundin e dhjetë që është shpallur një ditë më parë), [për të siguruar fonde shtesë në luftën kundër kësaj sëmundje ngjitëse.
Ministri Bukoshi ka thënë se MSH do të jetë e gatshme maksimalisht për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje sugjerimet që ky institucion bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë.