Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi takoi sindikalistë finlandezë dhe kosovarë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim një delegacion të krerëve sindikalë nga Finlanda e Kosova, në përbërje të së cilit ishin Sari Kouviniemi  nga Sindikata e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Social të Finlandës (TEHY), Perti Vainio nga Qendra e Solidaritetit Sindikal të Finlandës (SASK), dr. Blerim Syla, kryetar i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe dr. Islam Krasniqi, anëtar i Kryesisë së FSSHK- së.
Në këtë takim është biseduar për partneritetin midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe sindikatave në fuqizimin e dialogut social në interes të avancimit të sistemit shëndetësor dhe pozitës së punonjësve shëndetësor.