Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi u prit në Vjenë nga Ministri austriak i Shëndetësisë, Stoeger

Ndihma në fushën e  E-health, atë të farmaceutikës dhe të produkteve e pajisjeve medicinale si dhe mbështetja e aftësimit profesional të kuadrit mjekësor kosovar në Austri, u theksuan si fushat fillestare në të cilat do të mund të pritet përkrahja e drejtpërdrejtë e Austrisë.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Bukoshi, gjithashtu  u takua edhe me Dr. Ëolfgang Aulitzky, president i Shoqatës së Miqve të “American Austrian Foundation”, me seli në Vjenë, me ç’rast u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit të stafit profesional mjekësor të Kosovës në institucionet shëndetësore të Austrisë.

Së shpejti, mes Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe AAF-së do të nënshkruhet një Memorandum i bashkëpunimit.

Gjatë ditës së nesërme, Ministri Bukoshi do të pritet edhe nga Oda e Mjekëve të Austrisë, për t’u njohur me punën e këtij institucioni dhe për t’i specifikuar fushat e bashkëpunimit.