Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi u takua me përfaqësuesit e FSSHKsë

 

Ministri i Shëndetësisë se Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi takoi sot krerët e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla, Dr. Blerim Delija dhe Dr. Islam Krasniqi. Ministri Bukoshi i njoftoi përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave lidhur me kërkesat e tyre bërë ditë më parë. I njoftoi se në bashkëpunim me kreun e Qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaqi, është gjetur zgjidhja për pagesën e shtesës së 44 eurove për të gjithë punëtorët shëndetësorë. U tha se ata do të jenë pjesë aktive e grupeve punuese për përpilimin e ligjeve, si : ligjit të punës, të sigurimeve shëndetësore, të organizimit sindikal. Dhe njëherish në bazë të mundësive buxhetore në të ardhmen do te rishikohet mundësia e rritjes  se pagave për punëtorët shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë tha se është synim i përbashkët i të gjithëve përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, ngritja e shëndetësisë në nivel më të lartë dhe trajtimi i denjë i punëtorëve shëndetësorë .