Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi viziton nesër Spitalin Rajonal të Pejës dhe atë të Gjakovës

Prishtinë, 12.10. 2010

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, do të vizitojë nesër më 13. 10. 2010 (e mërkurë) Spitalin Rajonal të Pejës dhe Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Gjatë këtyre dy vizitave, Ministri Bukoshi me bashkëpunëtorë, do të takohet me drejtuesit e këtyre dy spitaleve dhe punonjës të tyre, me të cilët do të bisedojë për gjendjen në këto dy institucione të kujdesit shëndetësor sekondar, shërbimet që ofrohen aty, kushtet e punës, sfidat dhe projektet e tyre.

Ministri Bukoshi pritet që rreth orës 10:00 të arrijë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe pas përfundimit të vizitës aty, do të vazhdojë me vizitën në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Mediat janë të mirëseardhura për t’i përcjellë këto aktivitete!