Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani mori pjesë në takimin punues të organizuar nga Zyra e OBSH-së në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Dr.Ferid Agani ne fillim te takimit përshëndeti z.Pierr Weber,Udhëheqës i Zyres së Luxemburgut në Kosovë, zonjën Doina Bologna, Kryesuese e Zyres së UNFPA-së dhe zonjën Alberta Bacci përfaqësuese e Zyres Rajonale të OBSH-së për Evropë dhe drejtor i Programit “Bërja e shtatëzanisë së sigurt” dhe të gjithë anëtarët e ekipit vlerësues  pjesëmarrës të studimit duke theksuar” Eshtë një rast i veçantë që ti them disa fjalë me rastin e një projekti që mendoj se mund të shërbej si model për projektet e ardhshme që kanë për synim avansimin e shërbimeve shëndetësore në përgjithësi.Me këtë rast mendoj se ka ardhur koha kur ne duhet pare në mënyrë objektive gjendjen e  shërbimeve shëndetësore në vendin tonë dhe mëpastaj në bazë të një vlerësimi real të projektojmë aktivitetet tona të mëtutjeshme.Gjendja shëndetësore e  nënave dhe të porsalindurve ka qenë një prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ate që nga ditët e para të themelimit të saj,pasi MSH ka pasë pesë prioritete dhe njëri prej tyre ka qenë fillimi i shëndoshë i jetës.Më interesojnë rezultatet e këtij vlerësimi dhe jam i bindur se këto rezultate do të na informojnë me të dhënat shkencore përkitazi me realitetin që e kemi sa i përket kujdesit spitalor për nënat dhe të porsalindurit duke qenë se këta parametra janë ndër parametrat themelorë që shërbejnë për vlerësimin e avansimit të shtetit të Kosovës në proceset e Integrimeve Evropiane. Mendoj se përkushtimi jonë në periudhen e ardhshme në këtë drejtim nuk do të mungojë dhe në aspektin politik jemi të përcaktuar se ky prioritet të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen.Unë si Ministër i Shëndetësisë mund të ju premtoj angazhimin e përkushtuar në këtë drejtim në realizimin e të gjitha objektivave të përcaktuara me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë së Kosovës deri në vitin 2014 dhe në këtë proces jam i bindur se do të kemi ndihmën e partnerëve tanë si OBSH-së dhe të gjitha Agjensionet e Kombeve të Bashkuara si dhe të Bashkësisë Evropiane. Rezultatet e këtij hulumtimi kanë një rëndësi të veçantë sepse do të ndihmojnë shëndetësinë kosovare e cila është para reformave substenciale  që do të mundësojnë kalimin e saj nga faza emergjente në fazën e zhvillimit” .

Dr.Skënder Syla,Shef i Zyres së OBSH-së në Prishtinë tha” Shëndeti i nënave dhe fëmijëve në Kosovë mbetet lartë në agjendën e të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me shëndetësi.Mirëpo cilësia e kujdesit shëndetësor asnjëherë nuk është e mjaftueshme madje as në vendet të cilat kanë indikatorë shumë më të mire të shëndetit të populates. Përpjekjet për ngritjen e cilësisë  së shërbimeve shëndetësore në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojnë as tani.Ky vlerësim parasëgjithash synon ofrimin e një mbështetje konkrete dhe të bazuar në dëshmi drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore për nëna dhe të porsalindur në Kosovë.Andaj në këtë drejtim ne sot do të ndajmë dhe shqyrtojmë me ju gjetjet e vlerësimit tone dy javor për realizimin e të cilit falenderoj ekspertët ,Dr.Alberta Baccin, Znj.Dalia Jackaite,Dr. Gianfranco Gorin,Dr. Eduard Tushen si dhe ekipin e vlerësuesve vendorë”.

Zonja Doina Bologna,Kryesuese e Zyres së UNFPA-së theksoi” Kam kënaqësinë dhe nderin të prezentoj këtë hyrje të shkurtë për këtë takim të organizuar nga OBSH, UNFPA dhe UNICEF. Të tre  Agjensionet partnerë të KB dhe mbështetësi financiar Qeveria e Luxemburgut,janë duke implementuar programin kompleks me qëllim të zvoglimit të mortalitetit të fëmijëve dhe promovimit të shëndetit të nënës në partnership me Ministrinë e Shëndetësisë dhe strukturat relevante të shoqërisë civile”.

Zyra e OBSH-së në Prishtinë do të publikojë raportin përfundimtar të vlerësimeve.