Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani nderohet me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nidge në Republikën e Turqisë

 

Me këtë rast Ministri Agani u nderua nga Universiteti Nigde me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe nga Kuvendi Komunal i qytetit të lashtë Kale, me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij dhënë ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në sektorin  e shëndetësisë .

Në këto raste Ministri Agani falënderoi institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen e dhënë pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe afirmimit të saj të vazhdueshëm ndërkombëtar si dhe e theksoi miqësinë shekullore ndërmjet popujve të dy shteteve me theks të veçantë në rëndësinë e ripërtëritjes së këtyre marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik në vitet e para të pavarësisë së shtetit tonë.