“Unë jam e inspiruar me lidershipin e ri, sepse Ministri Agani jo vetëm që ka identifikuar problemet, por e ka edhe vizionin e qartë se si t’i ofrojë zgjidhjet për këto çështje dhe në këtë aspekt do ta ketë bashkëpunimin tonë të plotë”, tha znj. Lubrani, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes përmes projekteve të përbashkëta të WHO-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së me MSH-në.
Ministri Agani ka falënderuar agjencitë e OKB-së për mbështetjen e tyre produktive në sektorin e shëndetësisë dhe e ka njoftuar znj. Lubrani me procesin e reformave serioze, të cilin do ta zhvillojë në sistemin shëndetësore.
Ministri ka theksuar se ai ka identifikuar qartë prioritetet dhe sfidat afatshkurtra dhe ato afatgjata në shëndetësi dhe rezultatet e para do të shihen pas njëqind ditëshit të parë të punës së kësaj Qeverie, derisa ka theksuar se partneriteti në këto sfida është i rëndësisë së veçantë.
Takim edhe me përfaqësuesit e TIKA
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e tjera të reja të bashkëpunimit dhe është shprehur përkushtimi për një bashkëpunim afatgjatë.