Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani priti Shefin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani, priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Zhbogar.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike në Kosovë, nevojën e respektimit të standardeve për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe zhvillimet të tjera politike në vend.

Gjithashtu, në takim, Ministri Agani e ka njoftuar z. Samuel Zhbogar me procesin e reformave në shëndetësi dhe mundësitë e bashkëpunimit me Zyrën e Komisionit Evropian me qëllim të mbështetjes së reformave shëndetësore në Kosovë.