Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani: Reformat do të rezultojnë me ndryshime pozitive

“Sa është i domosdoshëm aq është edhe i vështire realizimi i Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore, por ky do të jetë një proces dinamik, që do të realizohet në mënyrë graduale”, tha Ministri Agani, duke theksuar se reforma do të zhvillohet në baza ditore.
Ndërkaq, duke i uruar specialistët e rinj të Mjekësisë Familjare për certifikimin, Ministri u tha atyre se Kujdesi Parësor Shëndetësor duhet të fillojë të ndryshojë në pajtim me dijen profesionale dhe organizative që kanë mbërri ata dhe kërkoi nga specialistët që ta ngrenë nivelin e profesionalizmit dhe të jenë vërtetë mjekë të familjes dhe ta kenë në vëmendje se reforma duhet t’i shërbejë ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Kurse, dr. Genc Ymerhalili, drejtor i QZHMFK-së, tha se reformimi i sistemit shëndetësor e ka bazën në konceptin e Mjekësisë Familjare , derisa ka theksuar se shëndetësia tani ka një rast të mirë që të reformohet duke qenë se në krye të saj, siç theksoi ai, duke aluduar në Ministrin Agani, e “ka njeriun e duhur ne kohën dhe vendin e duhur”.