Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani takohet nesër në Shkup me Ministrin, Bujar Osmani

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, do të kryesojë nesër (e hënë, 14 mars 2011) një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë, që do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Ministri Ferid Agani do të pritet në Shkup nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, dr. Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa temë e bisedave gjatë këtij takimi , do të jetë dinamika e realizimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, e nënshkruar në maj të vitit 2010.
Kjo është vizita e dytë e ministrit Agani që prej marrjes së mandatit të Ministrit të Shëndetësisë në vendet e rajonit, pasi që ditë më parë, ai u prit ne Tiranë nga homologu i tij atje, Ministri Petrit Vasili.