Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani takoi delegacionin e mjekëve nga Shqipëria

 

Ministri Agani përshëndeti këtë iniciativë të fillimit të ofrimit të shërbimeve në zemër të hapur duke krijuar ekipe të përbashkëta dhe duke avansuar cilësinë e punës pasi mundësitë janë si dhe potencialet të cilat janë mjaft të mëdha. E ardhmja e shëndetësisë në Kosovë dhe Shqipëri është një bashkëpunim dhe komunikim i tillë si dhe formimi i ekipeve të mjekëve nga të dy vendet, tha Ministri Agani

Prof. dr. Ajli Alushani, ish- Ministër i Shëndetësisë në Shqipëri, tha se filozofia e punës është se neve na shtyn një dëshirë e brendshme që të ndihemi njësoj si në Prishtinë dhe Tiranë për të operuar. Me keqëardhje vështrojmë pacientët kosovar të cilët kërkojnë ndihmë në Tiranë dhe pyesim pse nuk mund t’u ofrohen shërbimet kardiokirurgjike në Kosovë. Prandaj jemi të gatshëm t’i ofrojmë eksperiencat tona për kolegët tanë kosovar duke pasur mbështetjen e drejtuesve të shëndetësisë dhe shtetit, tha dr.Alushani.    

Në fund të takimit Ministri Agani, premtoi se do ta kenë mbështetjen e plotë për realizimin dhe ofrimin e një shërbimi të qëndrueshëm kardiokirurgjik për qytetarët e Kosovës.