Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani takoi ekspertë të Komisionit Evropian

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani priti sit një delegacion të ekspertëve të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga z. Noel Green.

Këta ekspertë në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisionit Evropian janë të angazhuar në Kosovë për t’i ndihmuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në çështjet lidhur me arritjen e marrëveshjeve bilaterale në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së sa i përket sigurimeve sociale dhe shëndetësore.

Në takim u përfundua se është e domosdoshme të vendosen kontaktet me qëllim të realizimit të këtyre synimeve.