Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Ferid Agani vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë vizitoi sot Institutin e Mjekësisë së punës, ku u prit nga drejtori i këtij instituti dr. Xhevat Pllana me bashkëpunëtore dhe punonjës të këtij instituti.

Në këtë vizitë që u mirëprit nga stafi i këtij instituti që ka nëntëdhjetë e tre punëtorë, Ministri Agani i ka njoftuar menaxherët e shërbimeve të ndryshme të institutit me proceset aktuale në shëndetësinë kosovare, me ndryshimet që priten në kuadër të procesit të reformave pas miratimit të Ligjit për Shëndetësi dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore, projekteve për funksionalizimin e shërbimeve deficitare, rezultatet gjatë këtij viti dhe planet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me zhvillimin e sektorit.

Në këtë takim, ku u fol për punën, vëllimin dhe shërbimet që ofrohen në  Institutin e Mjekësisë së Punës është diskutuar edhe për funksionimin dhe perspektivën e Institutit, në kontekst të zhvillimeve shëndetësore dhe shoqërore në Kosovë.