Ministri Gashi i ka njoftuar përfaqësuesit e UNOPS-it për procedurat që ka ndjekur Ministria e Shëndetësisë për të porositur vaksinat dhe ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë i ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për menaxhimin e pandemisë.
Ministri, po ashtu, ka theksuar se Ministria ka rritur sivjet edhe numrin e vaksinave kundër Gripit sezonal, ndërkohë që po punon ngusht edhe me përfaqësitë e huaja diplomatike në Kosovë, në mënyrë që të lehtësohet procesi i sigurimit të vaksinave.