Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi dhe Ambasadori Giffoni biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Itali në shëndetësi

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh ndihmën e Republikës së Italisë për shëndetësinë kosovare në vlerë prej rreth 3 milionë në fushën e kardiokirurgjisë, edukimit të vazhduar dhe në fusha të tjera.

Ministri Gashi ka falënderuar Ambasadorin e Italisë për ndihëm e shtetit të tij për Kosovën si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë të shëndetësisë dhe të dy bashkëbiseduesit janë shprehur optimist se javët që vijnë do të lëvizet edhe  më shpejt me qëllim të arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe finalizimit të projekteve të përbashkëta.