Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi ka zhvilluar nja takim me Ambasadorin e Hungarez në Prishtinë, z. Zoltan Imecz.
Në këtë takim është biseduar për fushat e bashkëpunimit në shëndetësi midis Hungarisë dhe Republikës së Kosovës dhe mundësinë e nënshkrimit të Protokollit të bashkëpunimit midis dy shteteve në këtë fushë.
Ministri Gashi dhe Ambasadori Imecz kanë biseduar për nevojën e sigurimit të pajisjeve të reja për institucionet shëndetësore të Kosovës, që është një nga sfidat e adresuara edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, për procesin e vaksinimit kundër A H1N1 dhe mundësitë e sigurimit të vaksinave të tjera si dhe për çështje të tjera që lidhen me shëndetësinë.
Ministri Gashi ka falënderuar Ambasadorin e Hungarisë për përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe shëndetësinë e saj.