Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi dhe Ambasadorja çeke Hrebickova diskutojnë format e bashkëpunimit në shëndetësi

Me Ambasadoren është biseduar edhe për marrëveshjet bilaterale që Kosovë ka nënshkruar me Turqinë, e Shqipërinë, derisa marrëveshje të tjera bashkëpunimi pritet të nënshkruhen edhe me Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe vende të tjera.

Ministri ka theksuar se secila marrëveshje  i ka specifikat e veta të bashkëpunimit me shtetin gjegjës.

Ambasadorja Hrebickova ndërkaq, ka falënderuar ministrin Gashi për informacionet e dhëna rreth sistemit shëndetësor të Kosovës, dhe ka theksuar se ajo me stafin e saj, do të diskutojnë me autoritetet e shtetit çek rreth formave të bashkëpunimit midis shëndetësisë së dy vendeve. Ajo tha se Ambasada e Çekisë do të mirëpres sugjerimet e palës kosovare për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit, ndërsa në nivele ekspertësh do të vazhdojë dialogu për identifikimin dhe finalizimin e projekteve dhe marrëveshjeve të përbashkëta.

Në tëkim ka marrë pjesë edhe deputetja Mimoza Ahmetaj, anëtare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.