Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi kërkon që gjendja e Gripit mos të politizohet dhe mos të krijohet panik

Zëvendësministri Vujoviq, ka ofruar edhe një herë gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës që të ofrojë ndihmën e duhur mjekësore edhe për qytetarët serbë në rastet eventuale të Gripit A H1N1, duke i furnizuar me barna dhe material mbrojtës.

Gjatë ditës së sotme, Zyrtarë të Departamentit Farmaceutik të MSh-së kanë kontaktuar me drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, Rada Trajkoviq, për të parë nëse do të ketë nevojë për furnizime të tjera mjekësore në këtë lokalitet.

Ajo ka thënë se nuk do të hezitojë të kërkojë ndihmë nëse paraqitet nevoja, ndërkohë që ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për ofrimin e medikamentit Tamiflu, që kësaj qendre i është shpërndarë të enjten nga Ministria e Shëndetësisë.

MSh ka furnizuar Shtëpinë e Shëndetit në Çagllavicë me 100 kuti Tamiflu (1.000 tableta), ndërkohë që ka ofruar ndihmë sipas nevojës edhe me material shpenzues dhe mjete mbrojtëse.

Situata epidemiologjikë në Kosovë mbetet e qetë dhe zyrtarët e IKSHP-së, po e monitorojnë atë për çdo ditë.

Prandaj, siguron qytetarët se nuk ka nevojë për panik dhe se Ministria po i zbaton të gjitha masat e rekomanduara nga OBSH për menaxhimin e pandemisë.