Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Gashi kërkon që shtetet e BE-së ta ndihmojnë Kosovën me pajisje shëndetësore

Duke respektuar konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, ku ndër të tjera theksohet sfida që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, ministri Gashi, thekson se mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore, prandaj për këtë arsye është kërkuar mbështetja e shteteve të BE-së, me qëllim që institucionet shëndetësore të Kosovës, të pajisen me pajisje të reja, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar me vëmendje konstatimet e raportit të Progresit për këtë fushë dhe mbetet e përkushtuar që sfidave të prezantuara në raport t’u qaset në mënyrën sa më profesionale për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.